Më në fund vjen fitorja! Asensio “i zë frymën” Ronaldos me një gol ëndrrash

Real Madridi më në fund rikthehet te fitorja. Pas humbjeve me Zhironën dhe me Totenhemin, skuadra e Zinedin Zidanit sot gjeti 3-pikëshin duke mposhtur 3-0 me lehtësi Las Palmasin në “Santiago Bernabeu”. Me fitoren e Barcelonës ndaj Sevijës, duke u shkëputur përkohësisht me 11 pikë nga madrilenët si kryesuese, fitorja e djeshme ishte e domosdoshme për “Galaktikët”, të cilët nuk falën.

Ndeshja
Trajneri Zidan nuk luajti me të gjithë titullarët e tij, por llogaritë i kishte bërë mirë. Duhet pranuar se në minutat e para skuadra e tij dukej disi e çoroditur dhe plot tension, por shumë shpejt gjeti ritmin dhe nisën aksionet sulmuese. Për golin e parë duhej pritur deri në minutën e 41-të, kur Kasemiro provoi me kokë dhe kaloi në avantazh vendësit. I gjithë stadiumi festoi, sikur rivali i Realit të ishte Barcelona apo Bajerni. Pas pushimit të pjesëve, “Los Blancos” dolën në fushë me më tepër vetëbesim dhe talenti Asensio dyfishoi rezultatin me një gjuajtje spektakolare nga 30 metra. E majta e tij riktheu kujtimet e golave të verës, kur ai fitoi zemrat e të gjithëve me aftësitë e tij të radha. Për të vulosur fitoren mendoi Isko, i cili gjeti golin e tretë pas një asisti fantastik të Ronaldos. Po, portugezi ngeli thatë, por Reali mori një fitore shumë të rëndësishme, sidomos në aspektin psikologjik.

E diel, 5 nëntor 2017, në “Santiago Bernabeu”
Real M. 3
Las Palmas 0
Shënues: Kasemiro 41’, Asensio 56’, Isko 74’
Real M. (4-3-3): Kasija – Naço, Ramos, Vajeho, Marselo – Kros (Sevajos 78’), Kasemiro (Jorente 68’), Isko – Asensio, Benzema (Vaskes 75’), Ronaldo. Tr.: Zidan
Las Palmas (5-3-2): Lizoain – Mishel, Navarro, Lemos, Bigas, Kastejano – Gomez (Remi 64’), Kastejano, Akuilani (Santana 83’) – Kaleri. Vitolo. Tr.: Ajestaran
Gjyqtar kryesor: Sançez
Kartonë të verdhë: Isko, Kros / Navarro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online