“Më mirë stadium i vogël me tifozë se sa i madh dhe bosh”, Ceferin i përgjigjet kritikëve: “Air Albania” është madhështor

Aleksandër Ceferini ka dhënë një intervistë për “Sky Sports”, ku ndër të tjera prek edhe temën e Ligës së Konferencës. Ky kompeticion do të zhvillojë finalen e tij të parë në Shqipëri, ku Roma dhe Fejnordi do të ndeshen për të marrë në duart e tyre trofeun. Presidenti i UEFA-s i ka dhënë një përgjigje kritikëve të këtij kompeticioni, si dhe atyrë që gjykojnë kapacitetin e vogël të “Air Albania”-s. Sipas tij më mirë një stadium i vogël dhe i gjithi i mbushur me tifozë, se sa një stadium i madh dhe bosh. Në fund, Ceferin ka vlerësuar edhe përparimin që ka bërë Shqipëria në futboll.

“Jam super i kënaqur me Ligën e Konferencës. Në fillim kishte shumë të ashtuquajtur ekspertë futbolli që thonin se do të ishte një garë e parëndësishme. Tani kanë ardhur në finale dy skuadra që mund të luajnë lehtësisht në Ligën e Kampionëve. Konferenca është një turne shumë i vështirë.

Mezi pres të shijoj finalen, edhe nëse disa thonë se stadiumi që do ta presë është shumë i vogël. Por më mirë të ketë stadiume të vogla, por plot me tifozë vërtetë të interesuar në vend që të ketë stadiume të mëdha bosh. Kjo është arsyeja pse jam shumë i kënaqur me këtë kompeticion dhe mendoj se ishte një ide e mirë të filloja me këtë kupë të re.

Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në drejtim të zhvillimit të futbollit. Tashmë të rinjtë nga i gjithë vendi mund të ëndërrojnë një ditë të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë stadium madhështor”, ka thënë Aleksandër Ceferin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online