Më i miri i javës në Champions, vlerësohet sulmuesi i Romës

Edin Xheko shënoi një dygolësh kundër CSKA Moskës, duke i dhuruar një fitore të madhe ekipit italian për vazhdimësinë në Champions dhe duke u ngjitur në kuotën e 80 golave të shënuar me bluzën verdhekuqe.

Sulmuesi boshnjak ka marrë vlerësimin e UEFA, që ka zgjedhur gjigantin 32-vjeçar si lojtarin më të mirë të javës në Champions League.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, UEFA ka zgjedhur Xhekon si lojtari më i mirë i javës, për shkak të dygolëshit të shënuar dhe asistit të dhënë për golin e tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *