Mbyllet “çështja” Mesi, tani Argjentinës i duhet një trajner

Dështimi në Botëror “Rusi 2018”, u përjetua me shumë keq nga Lionel Mesi, i cili pak javë pas eventit më të rëndësishëm të futbollit botëror, vendosi që të bënte një pauzë nga kombëtarja. Në dy grumbullimet të përfaqësueses “albiçeleste” emri i yllit të Barcelonës ka munguar për shkak të këtij vendimi.

Gjithsesi, “pleshti” pritet të rikthehet te dy herë kampionët e botës gjatë vitit 2019. Ditën e djeshme në  “Santiago Bernabeu”, Mesi u takua me presidentin e federatës argjentinase, Shiki Tapia, me të cilin bisedoi gjatë.

Teksa, “çështja” Mesi është drejt mbylljes në Argjentinë i duhet të gjejnë një trajneri të zotin, pasi në pesë muajt e fundit, detyra i është besuar ish-ndihmësit të të larguarit Horge Sampaoli, Lionel Skaloni,i cili nuk ka drejtuar asnjëherë një ekip në karrierën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online