Naingolan megjithëse ishte një nga më të mirët e Interit të sezonit të kaluar, i është komunikuar se nuk ka vend në formacion sezonin e ardhshëm dhe duhet të largohet. Belgu të paktën për një vit nuk mund të largohet nga Italia sepse gruaja e tij ka nisur seancat e kimioterapisë pas diagnostifikimit me kancer.
Kështu ai po shqyrton ofertat brenda vendit, ku duket se ka gjetur zgjidhje. Mediet italiane raportojnë se Interi ka arritur një marrëveshje për huazimin e lojtarit te Fiorentina. Klubi viola e pret me krahë hapur, por një ngërç është paga prej 4.5 milionë euro që 31-vjeçari merr te Interi. Gjithsesi, brenda pak ditësh do të ketë një marrëveshje.