Mbyllet bashkëpunimi, Prishtina largon dy lojtarë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Bardhekaltrit e Prishtinës kanë zyrtarizuar dy largime nga ekipi. I pari është Argjend Mustafa. Mesfushorit i përfundonte kontrata me nënkampionët dardanë verën e ardhshme, por ai dhe klubi kanë gjetur akordin për të mos vazhduar bashkëpunimin.

25-vjeçari zhvilloi 29 ndeshje sezonin e kaluar dhe dhuroi dy asiste. I larguari i dytë është Bleon Sekiraqa. 18-vjeçari nga Podujeva zhvilloi 5 ndeshje me Prishtinën, duke debutuar edhe në Europë përballë Norrkopingut.

E ardhmja e sulmuesit të ri është Ballkani, aty ku firmosur një kontratë 3-vjeçare, ndërsa Mustafa është në pritje të ofertës më të mirë për të vazhduar karrierën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *