Zhoze Murinjo është pa diskutim një nga trajnerët më të mirë në botë, por në të njëjtën kohë është shpesh në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij, të cilat marrin më shumë vëmendja sa dhe vetë rezultate që ai arrin me skuadrën e tij.
Mançester Junajtit nuk po kalon një moment të mirë, pasi ka mundur të marrë vetëm 1 fitore në 3 javët e para me Leisterin në ndeshjen hapëse të sezonit dhe më pas është mundur në dy sfida radhazi. Tekniku portugez u tregua disi egoist në konferencën e shtypit në fund të ndeshjes me Totenhamin, duke theksuar se ai ka 3 Premier League, më shumë se të gjithë trajnerët e tjerë që drejtojnë aktualisht së bashku.
“Djajtë e kuq” sot do të ndeshen me Bërnlin dhe stoli i Murinjos dukjet se është lëkundur. Nëse ai ka kërkuar respekt, drejtuesit duan pikët, pasi po i shohin rivalët që të “fluturojnë” në kreun e klasifikimit. Nëse dhe sot do të ketë dështim, atëherë vështirë se do të pijë më ujë kërkesa e respektit, pavarësisht faktit se është një nga trajnerët që ka fituar thuajse gjithçka, pasi e tashmja nuk po i jep të drejtë.