VIDEO | Babai nuk po zhbllokohet ende, Kristiano Jr shkëlqen në debutim

0

Kristiano Ronaldo po has vështirësi në gjetjen e golit të parë me Juventusin. Tre ndeshje pa shënuar gol nuk kishte ndodhur që nga viti 2010 për sulmuesin portugez, por i biri, Kristiano Zhunior, po shkëlqen me ekipin U9 të Juventusit.

8-vjeçari është i talentuar, driblon kundërshtarët, ka një të djathtë të frikshme dhe në ndeshjen kundër Luçentos, që përfundoi me rezultatin 5-1, Kristiano Zhunior shënoi një poker golash që në ndeshjen e parë. Interesi dhe kurioziteti për të është i madh dhe nën praninë e së ëmës, Xhorxhinës, djaloshi ishte i papërmbajtshëm. Të vegjlit e kanë më të lehtë për t’u ambientuar dhe 8-vjeçari është përshtatur mirë me shokët e rinj dhe trajnerin.

Kris, siç e thërrasin shokët, duket në rrugën e duhur për të ndjekur gjurmët e të atit dhe mban numrin shtatë në bluzë. Dy gola i shënoi gjatë pjesë së parë, një me të majtën dhe tjetrën me të djathën, ndërsa Kristiano Zhunior nuk u ndal as në pjesën e dytë duke shënuar dhe dy gola të tjerë për të kompletuar pokerin e golave.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.