Mbrojtësi kryen operacion, Solskjaer zbulon kohën e rikuperimit

Dëmtime në këtë fazë të përgatitjeve janë tepër të rrezikshme. Lojtarët nuk kanë ritmin e ndeshjeve dhe nuk janë në formën e tyre më të mirë fizike, kështu që mjafton tepër pak për t’u dëmtuar.

Erik Bejli u dëmtua në miqësoren kundër Totenhemit dhe mbrojtësi i Mançester Junajtid do të qëndrojë disa muaj jashtë fushave të blerta. Një lajm i keq për “djajtë e kuq”, ndërsa trajneri Solskjaer përcakton kohën e rikuperimit të 25-vjeçarit.

Erik ka kryer një operacion dhe do të qëndrojë jashtë rreth 4-5 muaj”, është shprehur trajneri i Junajtid në lidhje me mbrojtësin nga Bregu i Fildishtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *