Pep Guardiola është trajneri i vitit në Premier Ligë. Spanjolli kurorëzoi me sukses një kampionat mjaft të vështirë me Sitin. Qytetarët arritën të mundnin konkurrencën e ashpër të Liverpulit për t’u shpallur kampion për të dytin vit radhazi.
Trajneri spanjoll është trajneri i parë në histori që arrin të mbrojë titullin në Angli, Spanjë dhe Gjermani. Arritje kjo që tregon edhe një herë që 48-vjeçari është “mreti” i kampionateve. Në të gjithë karrierën e tij ai nuk ka arritur të fitojë vetëm dy vite në Ligat ku ka konkuruar.
Kështu ai meritë merr për herë të dytë rresht çcmimin “Trajneri i vitit” në Angli pas votimit të tifozëve dhe një paneli ekspertësh futbolli. Për këtë çmim ai mundi konkurencën e Klop, Poçetinos dhe Espirito Santo, që drejton Uolvërhempton. Guardiola shprehet i nderuar për çmimin dhe ja dedikon lojtarëve dhe stafit të tij.
“Është nder që marr këtë çmim. Dua ta ndaj me lojtarët sepse ata janë artistët e çdo gjëje. Shkon një dedikim edhe për stafin tim. Kemi luftuar shumë ndaj kundërshtarëve si Klop. Ai ka qenë një konkurent i pabesueshëm deri në fund”, u shpreh Guardiola.
“It’s an honour to receive this award”
Back-to-back @BarclaysFooty Manager of the Season awards for Guardiola ?? https://t.co/tO7LJyfhdd pic.twitter.com/ecJIivxKsX
— Premier League (@premierleague) May 14, 2019