Mbledhje urgjente, Interi vendos për Spaletin

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Interi në krizë totale, u mund edhe këtë të diel nga Bolonja modeste dhe në kaos, duke mos shënuar gol në kampionat prej 4 ndeshjesh.

Një Inter mediokër, që nuk reagon kurrë kur pëson gol, ndërsa tifozët janë të tërbuar sidomos me trajnerin Luçiano Spaleti.

Pas ndeshjes drejtuesit më të lartë zikaltër, se bashku me kapitenin Ikardi, kanë zhvilluar një takim me trajnerin, por nuk ka pasur ultimatum.

Për momentin, me pak fjalë, Spaleti konfirmohet, por Interi vlon dhe nëse nuk vjen kthesa urgjente Spaleti largohet.

Nuk ka asnjë trajner niveli në qarkullim veç Kontes dhe Murinjos, por asnjëri nuk e merr Interin në këtë moment, sepse duan ta nisin vetë ndërtimin e ekipit. Për këtë arsye, po flitet për Esteban Kambiaso, si Solskjaer në Mançester, por drejtuesit e Interit janë ende të pavendosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *