Kukësi ka zhvilluar sot mbledhjen e zakonshme të së hënës dhe presidenti Safet Gjici ka biseduar me stafin dhe lojtarët, në lidhje me humbjen e rëndë kundër Lushnjës.
Për fat, Laçi mundi dje Skënderbeun dhe distanca me kreun ka mbetur 9 pikë, ndaj ndoshta kjo gjë ka evituar ndonjë furtunë tjetër mbi skuadrën.
Milinkoviç dhe lojtarët kanë marrë përsipër përgjegjësinë për disfatën e fundit, duke premtuar kthesën në Durrës, ku fitorja është detyrim.
Në ditët në vazhdim stafi teknik do të analizojë me përgjegjësi të gjitha gabimet që çuan në këtë humbje, dhe marrjen e masave për ndeshjet në vazhdim.
Janari po afron, të gjithë lojtarët janë nën vëzhgim dhe merkatoja e janarit mund të sjellë revolucion te kampionët në fuqi.