Gjici: Dështuam në merkato. Lojtarët të mbledhin mendjen!

Safet Gjici është një personazh mjaft interesant, sepse shpesh lëshon deklarata të forta dhe të sinqerta, që krijojnë lajm, jo thjesht diplomaci momenti, për të kaluar radhën.

Presidenti i Kukësit ka folur për Supersport mbrëmjen e djeshme dhe përveç faktit që konfirmoi sërish trajnerin Mlladen Milinkoviç, një lajm i konsumuar tashmë, ai foli edhe për merkaton dhe ka vendosur gishtin mbi menaxherin Naim Halili dhe trajnerin: “Merkatoja e verës është e dështuar dhe për këtë përgjegjësitë janë të menaxherit të klubit, por edhe trajneri ka përgjegjësitë e veta. Afruam edhe një shkatërrues nga Mali i Zi, i cili pas 2-3 ndeshjeve të mira ra në lojë”.

Gjici foli për humbjen ndaj Lushnjës: “Është e pahijshme për ne, fjala turp është pak humbjen me Lushnjën. E nënvlerësuam, por kampionati është shumë i fortë, skuadrat janë aty-aty. U bë një ekip për titullin kampion në verë, por disa lojtarë u dëmtuam, siç janë Hallaçi, Shameti e Musolli, boshti i skuadrës. Me një ndërhyrje të mirë në janar, them se do të bëjmë një ekip të mirë.

I besoj Milinkoviçit, sepse është trajner korrekt dhe i ndershëm. Nuk mashtron, nuk justifikohet. I kam dhënë shanse, edhe pse 3 herë ka kërkuar dorëheqjen. Nuk e shkarkoj, nuk është ai fajtor, por merkatoja e verës. Nuk heqim dorë nga titulli kampion, sepse do të gabojnë edhe kundërshtarët tanë. Edhe Partizani ishte shumë poshtë me pikë, por po afrohet.

Një mesazh edhe për lojtarët: “Duhen shkundur. Nëse nuk i thërrasin mendjes, atëherë haram korrektësia ime ndaj tyre, pagat dhe premiot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online