Fabio Kapelo ka treguar një detaj interesant për Ronaldo Fenomenin, me të cilin ka punuar te Reali i Madridit në sezonin 2006/2007. Në janar braziliani kaloi te Milan, ndërkohë që ishte Kapelo, ai që e largoi nga ekipi dhe i sugjeroi të transferohej te Milani. Megjithatë, Ronaldo mbetet futbollisti më i mirë që italiani ka drejtuar gjatë karrierës së tij.
“Po thoni që Kostakurta vazhdon të ëndërrojë akoma? E kam ëndërruar dhe unë. Po, e ëndërroja te Real Madrid, sepse peshonte 96 kg dhe nuk ia dilja dot ta dobësoja. Mendoja: pse e fitove Kupën e Botës 84 kg, ndërsa tashmë peshon 96 kg? Kishim Ronaldon dhe Van Nisterloin dhe mendoja që mund të fitoja gjithçka, por humbëm tre ndeshje rresht.”
“Largova Ronaldon nga ekipi dhe rifilluam nga e para. Ai kishte një akord me një ekip arab, por i këshillova të shkonte te Milan. Ai mendonte për gjithçka, përveçse futbollit. M’u përgjigj: ‘faleminderit për këshillën’ dhe nisi të qeshte. Ronaldon e konsideroj si futbollistin më të mirë, të cilin kam drejtuar në karrierë”, përfundon trajneri italian.