Mbi 100 milionë euro nga të huazuarit, ky klub është një minierë ari!

Më shumë se 100 milionë euro të përfituara nga lojtarë të huazuar. Klubet portugezë janë të shquar për përfitimet e shumta që kanë nga shitja e lojtarëve dhe Benfika është një prej tyre.

Klubi nga “Da Luz” ka përfituar shifrën që kemi përmendur më lart, teksa vetëm nga Luka Joviç që u transferua së fundmi nga Frankfurti në Madrid, përfituan plot 16 milionë euro. Kjo shifër shkoi në arkat e Benfikës, pasi ata kishin mbajtur 30% të kartonit të serbit.
Ndërkohë, përveç kësaj, portugezët përfituan edhe 6 milionë euro nga shitja përfundimtare e Joviç në Frakfurt, pasi si fillim ai ishte huzuar. Totali shkon në 22 milionë euro.

Një emër tjetër është Raul Himenez, i cili në fillim të sezonit kaloi në huazim te Uolves, me këta të fundit që vendosën ta blinin përfundimisht disa javë më parë, duke paguar plot 41 milionë euro (3 për huazimin + 38 blerja përfundimtare).
Gjithsesi, nuk mbaron me kaq, pasi listës i shtohet edhe Anderson Taliska, i cili u huazua te Guangzhu, me klubin kinez që vendosi të paguante 25 milionë euro për shërbimet e tij. Vetëm nga këto tre lojtarë, Benfika ka përfituar plot 88 milionë euro.
Tashmë, nga dita në ditë pritet që edhe Al Hilal, klubi saud të paguajë 15 milionë euro për të blerë përfundimisht të huazuarin Andre Karijo, i cili është në pronësi të Benfikës. Totali? 103 milionë euro nga katër lojtarë “të huazuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online