Mbape-PSG, mbyllet javën e ardhshme

0

PSG shpenzoi 222 milionë për të blerjë Nejmarin nga Barcelona dhe nuk u shqetësua shumë për paralajmërimin se po shkel Fair Play-n financiar.

Nuk mbaron me kaq, sepse tashmë klubi francez ka gati “bombën” e dytë verore: Kilian Mbape është praktikisht parisien.

Ylli i Monakos nuk u përfshi fare në skuadër dhje, në fitoren 1-0 në Metz, ndërsa sot Mundo Deportivo e bën të kryer transferimin.

180 milionë euro në dorë, plus rreth 20 milionë euro bonuse për Monakon, 18 milionë euro neto në sezon për djaloshin e artë të futbollit francez.

Prezantimi pritet të bëhet javën e ardhshme. Nëse ndodh, futbolli tronditet sërish.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.