Latifi ka pasardhës, nga Maqedonia vjen Sahiti

0

Si zakonisht, Skënderbeu nuk kapet i papërgatitur kur bëhet fjalë për lëvizjet në merkato. Shitja e Liridon Latifit, “e gatuar” prej shumë kohësh, tashmë është konkretizuar, por largimi i talentit të kombëtares sonë ndoshta nuk do të lërë ndonjë gropë të madhe te skuadra korçare.

Pas afrikanit Demte, për të cilin flitet mjaft mirë, tashmë drejtuesit e Skënderbeut kanë arritur marrëveshjen me Rabotniçkin maqedonas për të marrë mesfushorin Suad Sahiti.

Prej vitit 2014 te Rabotniçki, Sahiti ka pasur rritje graduale sezon pas sezoni, duke u bërë lojtar kyç sezonin e shkuar.

Këtë verë Sahiti shënoi një gol në Europa League, duke luajtur 4 ndeshje për Rabotniçkin, ndërsa tani vjen kalimi në Korçë, një hap përpara për mesfushorin e talentuar, i cili ka për menaxher Shkumbin Qormemetin, natyrisht vendimtar për transferimin në Korçë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.