I shënoi Skënderbeut, Henrikez: Duhet të ndryshojmë urgjentisht!

Angelo Henrikez u bë vendimtar për Dinamon e Zagrebit në ndeshjen e së enjtes kundër Skënderbeut, duke shënuar në minutën e katërt shtesë dhe duke evituar humbjen për kroatët.

Pas shpërthimit në Zagreb në sezonin 2014/15, Henrikez ka pasur rënie dhe ka luajtur gjithnjë e më pak, por në Elbasan do të jetë me shumë gjasa në formacion, pas paraqitjes së mirë në vajtje.

Sulmuesi 23-vjeçar, prej vitesh anëtar i kombëtares së Kilit, ka analizuar ndeshjen e vajtjes dhe kërkon që të përsëritet në Elbasan pjesa e dytë e Zagrebit: “Skënderbeu është një rival i fortë, do takemi të vështirë në Shqipëri. Duhet të rinisim gjithçka nga ajo pjesë e dytë që  zhvilluam në Maksimir, sepse nëse luajmë në të tillë mënyrë, edhe në Shqipëri jam i bindur që do të kemi shanse të mira për ta kaluar turin. Kemi ende disa ditë për ta përgatitur në mënyrën më të mirë atë sfidë dhe besoj se do të bëjmë një paraqitje pozitive”.

Gjithsesi, edhe Henrikez është dakord me kritikët e Dinamos: “Gjërat do të ndryshojnë në Shqipëri. Nuk mund t’u lejojmë rivalëve tanë të krijojnë aq shumë mundësi shënimi. Duhet t’u lëmë sa më pak hapësira dhe nuk duhet të humbim aq shumë raste, përndryshe do të jetë e kotë. Megjithatë unë besoj shumë te fitorja jonë, jam i sigurt se do të kualifikohemi në fazën e grupeve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online