Mbape lideri, PSG ka vendosur për Nejmar: Hidhuni!

Mbape lideri, PSG ka vendosur për Nejmar: Hidhuni!

0

Deri më tani lëvizja më e bujshme në merkato ka qenë ajo e Kristiano Ronaldos te Juventusi, por në vijim  mund të ketë edhe surpriza të tjera. Në Madrid kanë nisur nga puna për të gjetur pasuesin e portugezit. Eden Hazard dëshiron shumë që të jetë ai, por Nejmar është ai që tërheq më shumë.

Së fundmi është bërë me dije se braziliani nuk është më i pashitshëm. “El Transistor” raporton se te PSG kanë bllokuar shitjen e Kilian Mbape dhe largimi i Nejmar varet nga trajneri Tomas Tuhel. Drejtuesit e klubit francez nuk do të frenonin bisedimet për transferimin e sulmuesit anësor nëse tekniku gjerman do të jepte “OK”-in.

Mbape tashmë është në qendër të projektit të PSG dhe për Nejmar kërkohet mos përsëritet e njëjta gjë që ndodhte te Barcelona: të mbetet në hijen e një lojtari tjetër sikurse me Lionel Mesin. Kështu që Real Madrid për ofertën e duhur mund të bëjë tijin ishin sulmuesin katalanas.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.