Mazrekaj drejt Superiores, nisin bisedimet

Mentor Mazrekaj ishte sezonin e shkuar pjesë e Prishtinës, ndërkohë që tanimë sulmuesi anësor është i lirë. Ish-lojtari i Partizanit pritet të ndajë mendjen se ku do të luajë këtë vit, ndërkohë që nga Kosova zbulohet se së fundmi është kontaktuar nga një klub i Superiores.

“Gazetasheshi.com” bën me dije për nisjen e bisedimeve dhe thekson se zotr se Mazrekaj do ta lërë këtë rast t’i ike nga duart. Kurioziteti më i madh për sulmuesin është forma sportive e tij gjatë kësaj periudhe që ka qenë në Kosovë.

Te Partizani pat shkëlqyer në fillim, por më pas dëmtimet e panalizuan. Gjithashtu edhe sjellja e tij nuk ka qenë më e mira, çka detyroi Partizanin ta dërgonte te Prishtina në huazim fillimisht. Mazrekaj është vetëm 29 vjeç dhe kalimi te Kukësi mund të ishte një mundësi për të treguar se mund të japë akoma në fushën e blertë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *