Blaiz Matuidi është gati për të nisur sezonin e ri me bardhezinjtë e Juventusit dhe ndihet i lumtur për afrimin e Ronaldos. 31-vjeçari kishte bërë një premtim të çmendur para Botërorit të Rusisë. “Nëse fitojmë Kupën, do udhëtoj nga Torino në Paris me biçikletë”. Kupa përfundoi ne Paris dhe kampioni i botës duhet të mbajë premtimin…
“Do të jem gjithmonë një kampion bote dhe kjo është një krenari e madhe. Tashmë pres një sezon të madh me Juventusin dhe Kristiano Ronaldo do të na ndihmojë për të fituar tituj”, flet francezi për “Premium Sport HD”.
Pushimet janë drejt fundit dhe Matuidi do të bashkohet nesër me ekipin e Alegrit. Në fund, mesfushori francez i kthehet premtimit të bërë.
“Më takon ta bëj diçka të tillë, por do të jetë e nevojshme të gjej kohën e përshtatshme, sepse nuk është aspak e thjeshtë.”