Mateus shfaqet ndryshe: Lëv dhe Gjermania më bindën!

Gjermania pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e kaluar ndaj Francës, teksa e pa veten t’i përmbysej avantazhi i pjesës së parë, pas penalltisë së shndërruar në gol nga Toni Kros. Një lojë e mirë e gjermanëve, sidomos në pjesën e parë, ku thuajse e dominuan tërësisht Francën, si dhe patën mundësi ta dyfishonin rezultatin, por nuk arritën të konkretizonin rastet e krijuara.

Për sa i përket sfidës një koment ka dhënë dhe ish-lojtari i përfaqësueses së “panterave”, Lotar Mateus. Ish-mesfushori njihet për kritikat e tij të shpeshta dhe për polemikat që krijon në media. Gjithsesi, mbrëmjen e kaluar Mateus duket se ka ndryshuar qëndrim duke thënë fjalë të mira për kombëtaren dhe trajnerin Lëv.

“E vetmja gjë që mund të fajësoj lojtarët është rezultati. Kanë bërë një paraqitje fantastike, sidomos në pjesën e parë. Të gjithë lojtarët më kanë bindur, disiplinë në mbrojtje, kreativitet në mesfushë dhe shpejtësi në sulm. Lëv gjithashtu ka merita për ndryshimet e bëra, vetëm i duhet pak kohë. Po fut lojtarë të rinj në kombëtare, të cilat luajnë me gjak për vendin e tyre. Sane, Gnabri, Shulc, Zyle dhe Kehrer janë djem të rinj, për të cilët jam i sigurtë që do të bëjnë mirë. Humbja është normale që djeg, por Lëv ka treguar se ka cilësi si trajner”, ka përfunduar ish-lojtari gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online