Mashtruesi Darbo te Tërbuni, Kërnaja: Nëse do, le të testohet

Drejtori teknik është shprehur se lojtari u është ofruar pukjanëve për provë dhe për të do vendosë stafi teknik, që më parë ka ditë të godasë në merkato

Pas publikimit në “Sport Ekspres” të lajmit se Tërbuni është pranë nënshkrimit me futbollistin Alieu Darbo, mashtruesi më i madh në botën e futbollit, ka ardhur reagimi i drejtorit teknik të Tërbunit, Oltion Kërnaja, i cili për gazetën sqaron historinë me Darbon.“Duke u nisur nga shkrimi për historinë e sportistit në fjalë, unë si drejtues i ekipit të Tërbunit ju them se kemi pasur kontakte me disa lojtarë të ndryshëm, si brenda dhe jashtë vendit. E vërteta qëndron se vetëm me lojtarëve të afirmuar të kampionatit tonë do mundohemi t’ua plotësojmë kushtet për të nënshkruar direkt. Për lojtaret e huaj, të gjithë do jenë në provë disa ditore. Nëse i plotësojnë kushtet që kërkon trajneri, atëherë do vendoset që t’i mbajmë. Lojtari në fjalë na është ofruar nga një menaxher shqiptar për ta provuar disa ditë. Nuk është e vërtetë që ne kemi firmosur me të. Me historinë e tij jam i njohur edhe më përpara, por duhet të jemi realist, për nivelin e kampionatit tonë, besoj se sa i përket lëvizjeve e kemi treguar në janar që si staf sjellim lojtar të rëndësishëm. Ne si klub po mendojmë të rinovojmë me bazën e lojtarëve të sezonit të kaluar si: Kuka, Beci. Saliaj, Mezini, Taku, Osmanollaj, Begaj, Tadjong, Prendi dhe Zagani. Gjithashtu do ndërhyjmë për të plotësuar pikat që na duhen. Jemi në kontakt me një sulmues nga kampionati shqiptar, por emrat do bëhen publik sapo të nisë stërvitja”, është shprehur Kërnaja në komunikimin që ka pasur me gazetën.

 

Lojtarët që qëndrojnë

Klajdi Kuka

Dritmir Beci

Donald Saliaj

Armaldo Mezini

Florind Taku

Granit Osmanollaj

Mirjan Begaj

Janot Tadjong

Flavio Prendi

Serdar Zagani

 

Objektivat në merkato

Ervin Fakja

Jurgen Gjini

Taulant Marku

Erbet Hoti

Elton Basriu

Xhynejt Çutra

Senad Lekaj

Vahedin Pepa

Alis Baçi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *