Derbi i shumëpritur midis Tiranës dhe Partizanit do të zhvillohet ditën e premte, në orën 18:00. Gjatë ditës së sotme kanë dalë në shitje biletat dhe në stadiumin “Selman Stërmasi” do të dominojnë ngjyrat bardheblu, pasi ekipi i Memës vjen si pritës në duelin e përjetshëm.
Kompania e menaxhimit të sigurimit BBS Security dhe ajo e menaxhimit të biletarisë, të Klub Futboll Tirana, bën thirrje që tifozerinë e dy skuadrave të marrin masat e duhura për të shmangur incidentet në stadium. Sendet që nuk lejohen dhe do të ketë një kontroll të rreptë në hyrjet e stadiumit janë si më poshtë:
- Banderola të pa miratuara nga klubi.
- Sende të forta dhe piroteknike, si shashka, kapsolla, flakadanë etj.
- Cadra dhe cakmakë.
- Lazer.
- Vuvuzela, bori apo bilbila.
- Kamera të ndryshme apo aparatë fotografikë që mund të filmojnë ndeshjen.
- Fëmijët e pashoqëruar dhe pa biletë.