“Marrëveshje kundër Skënderbeut? Po ka”! Trajneri i Brdaric “e dënon” Vllazninë për fitoren, nuk lejohet hapi i gabuar

Vllaznia do të përballet në ditën e nesërme kundër Skënderbeut. Shkodranët kërkojnë që të marrin tre pikët për të vazhduar luftën e tyre për titullin kampion. Trajneri Brdaric është paraqitur në konferencën për shtyp atje ku është shprehur se për Vllazninë ka vetëm një marrëveshje kundër Skënderbeut, fitorja.

“Është finale, kështu e vlerësojmë çdo ndeshje. Nuk e di për finalen e Kupës, por nesër duam fitoren. Jemi në fazën e katërt dhe duhet të kemi përqëndrim maksimal që të mos i japim asnjë shans kundërshtarit. Skënderbeu? Të gjithë duan fitoren, nuk duhet t’i lëmë hapësirën më të vogël. Kompromis? Po ka marrëveshje për nesër mes nesh që të marrim tre pikët dhe kjo është e gjitha”, ka thënë Brdaric. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online