“E duan ekipet më të mira”! Menaxheri flet për largimin e Hysajt: Humbi Napoli, është lojtar i kalibrit të lartë

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli teksa kontrata e mbrojtësit shkodran përfundon në merkaton e verës. Menaxheri Xhuifredi është duke punuar për të gjetur ekipin e ri të lojtarit të Shqipërisë, me disa klube që kanë shfaqur interesimin e tyre. Por ku do të luajë Hysaj në të ardhmen?

Xhuifredi ka vlerësuar së tepërmi edhe paraqitjen e Hysajt kundër Lacios, teksa Napoli fitoi në shifrat 5-2. “Ishte shumë thelbësor për fitoren e Napolit. Po i rikuperonte topat ndaj Lazarit pa bërë një faull. Shumë i rëndësishëm për Napolin që të fitonte ndeshjen. E ardhmja? Maji do të jetë vendimtar. Hysaj është lojtar i nivelit të lartë dhe meriton një klub të nivelit të lartë. Nëse Hysaj largohet nga Napoli, humb Napoli. Ka klube italiane të nivelit më të lartë që e duan dhe shumë ekipe nga jashtë që po interesohen”, tha Xhuifredi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online