Xhuzepe Marota është rikthyer të flasë për Mauri Ikardin. Drejtuesi i Interit ka vetëm një dëshirë: gjetjen e zgjidhjes së kësaj situate dhe rikthimin e lojtarit nën urdhrat e Spaletit.
Gjatë ditës së djeshme u përfol për një futje në lojë të Stiven Zhang. Presidenti e konsideron sulmuesin si pjesë e projektit të së ardhmes dhe gjatë ditës së nesërme mund të vijë zgjidhja përfundimtare.
Të njëjtën gjë shpreson edhe Marota. Ky i fundit ka folur shkurt për “Premio Maestrelli” në lidhje me argjentinasin.
“Me Ikardin jemi sjellë ashtu siç sillet një kryefamiljar. Shpresoj që të zgjidhet sa më shpejt situata me të. Mauro është një djalë i mirë, i cili ka bërë shumë dhe është ende në gjendje për t’i dhënë shumë Interit. Shpresoj që ta rregullojmë këtë situatë, shpresoj me të vërtetë”, përfundoi administratori i deleguar i Interit.