Marota-Inter, CEO zikaltër sqaron gjithçka dhe frenon spekulimet

Kohët e fundit është diskutuar shumë afrimi i mundshëm i Bepe Marotës tek Interi. Ish-CEO dhe menaxheri i përgjithshëm i Juventusit është shumë pranë kalimit te klubi zikaltër dhe nënshkrimi i marrëveshjes duket çështje kohe.

Lidhur me këtë çështje ka folur, drejtori ekzekutiv i Interit, Alesandro Antonelo, i cili është shprehur se, Marota është i mirëpritur në klub, por ende asgjë nuk mund të thuhet e sigurt, pasi ende nuk është firmosur asgjë.

“Marota tek Interi? Gjithmonë e kam thënë, kemi një projekt që po vjen në rritje. Çdokush që mund të japë një kontribut dhe të na ndihmojë të arrijmë objektivat tona është i mirëpritur. Marota është një drejtor i madh, por në këtë pikë ne vetëm mund të presim. Ai është i rëndësishëm, por asgjë nuk mund të thuhet pa pasur firmë”, ka përfunduar CEO zikaltër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *