Nis mbledhja për krijimin e Ligës Profesioniste, pritet të firmoset statuti

0

Dita e sotme mund të jetë shumë e rëndësishme për futbollin shqiptar, pasi do të diskutohet në lidhje me krijimin e Ligës Profesioniste. Një hap i madh, pasi skuadrat shqiptare do të merrnin gjithçka në dorën e tyre dhe në këtë rast FSHF do të ishte vetëm partnere.

Drejtuesit e të gjitha klubeve do të mblidhen sot në zyrat e FSHF-së ku pritet që të firmose statuti, që do i hapë udhë krijimit të Ligës së Kombeve. Në ambientet e FSHF-së ende nuk kanë mbërritur të gjithë përfaqësuesit e klubeve.

Ajo që mund të veçohet është se Partizani është paraqitur me një listë me mendimet që ka kërkuar klubi kryeqytetas, që ka qenë kundër disa pikave të propozuara.

Deri tani kanë mbërritur pjesa më e madhe e drejtuesve, teksa mund të veçohet, drejtori i Partizanit, Olsi Rama, ai i Kukësit, Nderim Nexhipi, presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, numri një i Laçit, Pashk Laska, presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, drejtori i Flamurtarit, Ardi Behari, zyrtari i Skënderbeut Oldi Lulja, presidenti i Kamzës, Naim Qarri. Mungojnë deri më tani vetëm përfaqësuesit e Tiranës dhe Kastriotit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.