Markizio: Ja premtimi për Juven, asnjë dyshim për Zenitin

0

Një jetë me Juventusi, por në fund një ndarje e papritur. Shumë pak persona do e kenë menduar se Klaudio Markizio nuk do e mbyllte karrierën aty ku u rrit dhe u bë i njohur.

32-vjeçari zgjodhi që të transferohej në Rusi, ku Zeniti i rezervoi një vend në skuadër. Mesfushori ka folur për sajtin e klubit, duke treguar emocionet që ka për aventurën e re, por në të njëjtën kohë ka zbuluar se pas largimit nga bardhezinjtë ai kishte premtuar se nuk do të luante në Itali.

“Nuk kisha asnjë dyshim për të firmosur me Zenitin. Më pëlqen ky klub dhe ambiciet që ka. Kur u largova nga Juventusi premtova se nuk do të luaja në Itali, por doja të gjeja një skuadër ku të mi dinin vlerat. U befasova nga stadiumi dhe mbështetja e tifozëve këtu. Në fundjavë unë dua të përjetoj nga afër emocionet e tifozerisë fantastike”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.