Deshamp në “hall”, duhet të luftojë me… euforinë

Franca arriti që të ngrinte në Rusi Kupën e Botës. Skuadra e Didier Deshamp bëri gjithçka mirë në eventin më të madh të futbollit në botë, por tani ika një sfidë të re përpara. “Gjelat” do të nisin aventurën e tyre në Ligën e Kombeve ndaj Gjermanisë, një skuadre që do të kërkojë që të bëjë kthenin e madhe pas dështimit në Rusi.

Sigurisht që Franca ka shumë cilësi dhe lojtarë me kualitet, por trajneri i Francës ka një tjetër hall. Lojtarët janë ende shumë entuziast pas fitimit të Kupës së Botës çka shihet qartësisht edhe gjatë këtij grumbullimi. Lojtarët ende nuk u ka dalë suksesi i arritur dhe janë parë shumë të lumtur në seancat e fundit.

Do të jetë një problem i madh ky për trajnerin që duhet t’i ulë me këmbë në tokë lojtarët e tij që siç duket nuk e mendojnë aspak që mund të rrëzohen nga maja e Olimit nëse nuk do të mendojnë për ndeshjen e radhës, pasi Gjermani ka treguar se nuk fal, aq më tepër që tani ka nevojë për një fitore ngushëlluese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online