Marini: Lenjani u tregua gjaknxehtë, këtë nuk e ka bërë as Baloteli

Menaxheri i njohur shqiptar, Elton Marini, ka qenë i ftuar në emisonin “Pressing” në “ABC Neës”, ku ka folur në lidhje me veprimin e Ermir Lenjanit për të mos pranuar ftesën e kombëtares dhe statusin e mëpasshëm në “Instagram” të lojtarit.

“Nuk jam dakord fare me statusin e Lenjanit. Nuk e kuptoj përse një trajner duhet të ketë urrejtje. Lojtarët kanë qejfmbetje. Kjo ndodh dhe në kombëtare dhe në klube.”

“Janë disa elementë te statusi i tij që nuk më pëlqejnë, nuk më duket korrekte ky status. Njerëzit s’duhet të marrin vendime në gjaknxehtësi e sipër. Ai është një futbollist karriere, pra ka vite që luan futboll”

“Kemi rastin e Balotelit te Italia. Shumë herë nuk është grumbulluar, nuk mbaj mend që Baloteli të ketë bërë statuse të tilla kundër Kontes”, tha Marini.

 

https://www.instagram.com/p/BvKHAZ3Ak-x/?utm_source=ig_web_copy_link

One thought on “Marini: Lenjani u tregua gjaknxehtë, këtë nuk e ka bërë as Baloteli

  1. Qenka dhe manaxher i njohur zoteria! po ku krahasohet psikopati balotel me Lenjanin? Pastaj e kemi pare te gjithe qe Panuci e ka injoruar ate qe prej 2 vitesh. Kjo ne nje kohe qe ne pozicionin e tij ata qe jane provuar jane deshtake. Mos te harrojme kontributin me gola dhe asiste te Lenjanit ne kualifikimin per europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *