Ardhja e Hames Rodriges te Napoli është vetëm çështje ditësh. Real dhe klubi italian kanë arritur marëveshjen, me lojtarin që mezi pret bashkimin me Ançelotin. Të shumtë janë tifozët e entuziazmuar nga kjo lëvizje, që është një ndër më të mëdhatë e historisë së klubit.
Një nga tifozët më të zjarrtë të Napolit është edhe djali i Diego Maradonës sepse në fakt nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe. Ai në një foto të Hames në “Instagram” është munduar të bindë kolumbianin të zbarkojë në Napoli.
Maradona Zhunior ka komentuar në një postim, ku Hames shfaqet duke shijuar pushimet. “Eja në Napoli! Po të presim”, shkruan ai në hapësirën e komenteve. Mbetet për t’u parë nëse Hames do e gëzojë djaloshin, duke ardhur në Napoli.