Kosta Manolas mori brohoritje nga tifozët e Realit të Madridit pa nisur ndeshja dhe normalisht që është ndjerë mirë në ato momente. Por pas ndeshjes, me Romën e tij që u mposht 3-0, sigurisht nuk ka qenë e lehtë të flisje.
Gjithsesi mbrojtësi grek nuk i është shmangur deklaratave dhe për “Rai” është shprehur se duhet ë ishin treguar më të këqij në fushë ndaj Realit, ndërkohë që thekson se Roma nuk është ajo e mbrëmshmja.
“Humbja të dhemb, por duhet të kishim qenë më të këqij. Duhet të punojmë më shumë në stërvitje për të treguar se nuk është kjo që keni parë Roma. Reali është ekipi më i fortë në Europë, por ne nga ana tjetër duhet të besojmë më shumë. Jemi tjetër skuadër nga ajo që patë në Madrid.”, ka deklaruar fillimisht Manolas.
“Çfarë na tha trajneri? Asgjë. Plzen dhe CSKA? Tani po mendojmë të mundim Bolonjën, duhet të gjejmë besimin e humbur”, ka deklaruar në mbyllje mbrojtësi grek i Romës, i cili në verë ishte nga më të kërkuarit në merkato.