Mançini: Baloteli-Beloti jashtë forme, ja objektivi i Italisë time

Roberto Mançini po përgatitet për ndeshjet kundër Ukrainës (miqësore) dhe Polonisë (Nations League). Trajneri i Italisë ka folur në konferencën për shtyp, ku prek tema të ndryshme të futbollit italian dhe lojtarëve të ndryshëm. Objektivi i Mançinit është të ndërtojë një Itali të fortë, që do të rikthehet shumë shpejt mes ekipeve më të frikshme në botë.

KONTIGJENTI – “Romanjoli, Kutrone dhe D’Ambrozio do të rikthehen në shtëpi për probleme fizike. Thirrëm Tonelin e Sampdorias dhe Piçinin e Valencias, të cilët do të bashkohen sonte me ne. Piçinit i bën mirë eksperienca jashtë Italisë, aktivizohet rregullisht dhe luan në Champions. E ndjek prej kohësh dhe do e grumbulloja herën tjetër.”

INSINJE – “Lorenco ka shumë cilësi, mund të luajë në krah, por dhe si sulmues i dytë, siç po bën në këtë moment. Mendoj që ky është roli i duhur për të dhe nuk besoj se ka probleme ‘bashkëjetese’ me lojtarë të tjerë. Nëse lojtarët kanë cilësi teknike, t’i bësh të luajën bashkë është thjesht çështje kohe. Para një muaji i kërkova të mos kthehej shumë në mbrojtje, të evitonte sprintet nga 50 metra për të mos humbur kthjelltësinë. Goli kundër Sasuolos është në stilin e tij, njësoj si Del Piero, por goli kundër Liverpulit ishte më i rëndësishëm.”

BARELA – “Po tregon që ka cilësi: është i ri, ka perspektiva të mëdha, por si të gjithë lojtarët e ri i duhet kohë për t’u përmirësuar. Gjë që ja jep kampionati.”

KRITIKAT – “Fjala durim nuk bën pjesë në fjalorin e futbollit tonë dhe jemi mësuar me kritikat. I lexoj pak gazetat, sepse janë njësoj me gazetat e 20-viteve më parë. E dinim që rruga nuk do të ishte e lehtë, por preferoj të theksoj që para një muaji humbëm kundër Kampionëve të Europës me një ekip me moshë mesatare 23 vjeç. Zhvilluam një ndeshje të bukur, pavarësisht se e humbëm ndeshjen.”

OBJEKTIVI – “Duhet të vazhdojmë përpara. Ne duam të kualifikohemi në Europian, ky është objektivi ynë. Nations League është shumë më mirë se ndeshjet miqësore. Do të jemi të lumtur nëse e mbyllim grupin në vendin e parë. Jemi në garë nëse fitojmë me Poloninë. Do të ishim të kënaqur edhe nëse e mbyllim të dytët, por nëse dalim në vendin të tretë, do të jetë një problem dhe do rrezikonim të përballeshim me skuadra të forta në shortin për eliminatoret e Europianit.”

RIKTHIMI I XHOVINKOS – “Është 31 vjeç, po luan mirë prej vitesh, ka shumë kualitet dhe po e ndjekim prej kohësh. E ftova, sepse dua ta shoh nga afër formën e tij.”

BALOTELI DHE BELOTI – “Mungesa e tyre është për zgjedhje teknike. Nuk po kalojnë një formë të shkëlqyer, me diferenca mes tyre. Janë pjesë e këtij grupi, kur të jenë gati do të kthehen. Nuk janë të vetmit lojtarë, të cilët nuk janë grumbulluar. Preferova ta lë Belotin të stërvitet i qetë, për t’u rikthyer sulmuesi që njohim.”

BOTËRORI – “Mungesa në Botëror na bëri të humbasim diçka. Kemi zgjedhur të përqendrohemi te lojtarët e rinj dhe do të na duhet dhe pak kohë. Ata meritojnë një shans, por të gjithë duhet të japin më shumë. Në kombëtare nuk mjafton kurrë të japësh 70%.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online