“Mancaku më problematiku, ju tregoj ekipin më të mirë”, rrëfehet Lika

Trajneri Hasan Lika e ka mbyllur me futbollin shqiptar dhe do të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Trajneri ka qenë shumë i suksesshëm gjatë karrierës së tij dhe ka drejtuar shumë skuadra të njohura, më së fundmi Vllazninë. Lika ka zbuluar për “RTSH Sport” skuadrën më të mirë që ka drejtuar dhe lojtarin më të mirë, duke thënë:

EKIPET – “Skuadra më e fortë që kam drejtuar është Teuta në vitin 1999-2000. Kemi humbur kampionatin në javën e parafundit. Edhe Partizani 2007-2008. Kemi pasur edhe skuadra të dobëta, për arsye të ndryshme. Them kështu pasi ka momente që një president se ka situatën e mirë financiare dhe bën skuadër të qëndrojë. Këto skuadra i kemi pasur. Për emra, janë 2-3 skuadra që kam qenë”.

FUTBOLLISTËT – “Lojtari më i mirë… Kam pasur shumë. Në Shkodër futbollistët më kërkuan të bënim një lojë në fund. U thashë: “E di që keni shumë dëshirë të bëni një lojë, por nuk dua të iki të shoh disa që kanë humbur. Problematiku? Nga më të mirët dhe nga më problematikët, Bledar Mancaku. Për mirë, jo për keq”.

PRESIDENTËT – “Edmond Hasanbelliu më i miri, padyshim. Më i vështiri? Në përgjithësi nuk kam pasur vështirësi me presidentët, jam mirëkuptuar. Madje edhe me presidentin Gjici, që ju thoni se mund të jetë i vështirë. Kam kujtime shumë të mira. Ishte një periudhe që jetonte çdo moment me skuadrën, me shumë pasion e shumë përkushtim. Sigurisht kam pasur një periudhë, pavarësisht momenteve të vështira, edhe me ish-presidentin e Partizanit, Albert Xhanin. Tifozët mund të mos jenë dakord me këtë, por ka kontribuar shumë për Partizanin. Ka gabuar dhe këtë ia kanë thënë edhe miqtë më të afërt. Por kështu i erdhën punët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *