Manaj e Ramadani “ngrohin” stolin, pak minuta për Grezdën

Albasete ka marrë tre pikë me vlera kundër Alkorkon dhe mban ritmin e skuadrave kryesuese. Sulmuesi Rei Manaj ishte në stol dhe nuk iu besua asnjë minutë në këtë përballje. Kohët e fundit lushnjari nuk po gjen hapësira, duke konfirmuar një moment “jo” që po kalon në Spanjë.

Edhe për Ylber Ramadanin gjërat nuk po shkojnë mirë. Me largimin e Adolfo Sormanit ka ndryshuar situata për mesfushorin e kombëtares. Vejle, e vendit të fundit, ka fituar sot me rezultatin 4-1 ndaj Sonderjyske. Ish-futbollisti i Partizanit qëndroi në stol përgjatë 90 minutave, sikurse edhe mesfushori Arbnor Muçolli. Ky i fundit është pjesë e Shqipërisë U21.

Te Rejnxhërs duhet të presin që Eros Grezda të shpërthejë. Skocezët sot fituan 0-3 kundër Madheruell. Sulmuesi anësor i kombëtares zbriti në fushë në minutën e 79-të në vend të Dejvis. Stiven Xherard e shijoi fitoren nga tribuna, për shkak se ishte i pezulluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *