Lokomotiva “fluturon” me shqiptarë, Tuci gol e asist

0

Lokomotiva e Zagrebit, ajo e të rinjve, ka marrë kryesimin e kampionatit. Skuadra e dyshes kuqezi, Arbër Mehmetllari dhe Indrit Tuci, mundi me rezultatin 0-3 NK Zagreb dhe tashmë ka një pikë më shumë se Hajduku i Splitit. Këta të fundit u mundën nga Varazhdin me shifrat 4-3. Më këtë fitore Lokomotiva shkon në kuotën e 46 pikëve.

Në këtë përballje protagonist ishte Tuci, i cili arriti të shënonte dhe të asistonte. Mesfushori me tipare sulmuesi shënoi golin e dytë të takimit, ndërkohë që edhe asistoi në të tretin. Tuci në Kroaci u transferua në janar, pasi e kishte kaluar testin në verë por nuk mundi të firmoste dot për shkak se nuk i kishte mbushur 18-vjeç.

Tuci (7) dhe Mehmetllari (9) gjatë ndeshjes së sotme

Mehmetllari nuk ia doli të shënonte sot. Sulmuesi u aktivizua deri në minutën e 70-të. Të dy këta futbollistë më parë kanë qenë pjesë e Akademia e Futbollit në kryeqytet, ndërkohë që janë edhe pjesë e Shqipërisë U20. Në të shkuarën janë grumbulluar nga Erjon Bogdani në kombëtaren e të rinjve.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.