Vllaznia po përgatitet për pjesën e dytë të sezonit, ndërkohë që nga Shkodra vijnë lajme të mira. Mesfushori Florind Bardulla duket se është rikuperuar plotësisht dhe tashmë do të jetë një vlerë e shtuar për grupin e futbollistëve të drejtuar nga trajneri Hasan Lika.
Ndërkohë edhe Renato Malota ka zbritur në fushën e blertë, duke bërë që për momentin zërat për një largim të mundshëm të shuhen. Të paktën për momentin. Gjithsesi është kohë merkatoje dhe dëshira e Kamzës për ta afruar në ekip shtatlartin është reale.
Dani Ignat është ai që nuk po duket në Shkodër. Qendërmbrojtësi rumun është larguar drejt vendlindjes që në muajin dhjetor dhe ende nuk është kthyer. Gjasat janë që ta ketë mbyllur me Vllazninë.
Futbollisti 32-vjeçar ka qenë pjesë e formacionit rregullisht, ndërkohë që në 13 takime është aktivizuar nga minuta e parë dhe ka shënuar një gol në fitoren 3-0 të arritur kundër Burrelit.