Basti me menaxherin, objektivi dhe parimet: Myrto Uzuni rrëfen vitin 2018

Myrto Uzuni “fluturon” në lartësi tjetër. Nga Kategoria e Parë shkoi në Superiore dhe më pas në Kroaci. Pak muaj aty dhe tashmë është pjesë e rëndësishme e kombëtares. Gjithsesi beratasi në çdo moment është me këmbë në tokë.

Viti 2018 është zbërthyer nga ana e sulmuesit anësor, i cili në një intervistë të dhënë për “SportEkspres.com” flet për shumë tematika. Momenti më i mirë, golat më të rëndësishëm dhe shumë modesti. Uzuni flet për eksperiencën në Kroaci dhe dëshirat e së ardhmes. Ah, po! Edhe diçka tjetër” me menaxherin e tij nuk vë më baste.

INTERVISTOI: VLADIMIR PRENGA

Myrto, viti 2018 ka qenë mjaft i suksesshëm për ju. Si do e përmblidhnit atë që ju ka ndodhur gjatë atij viti?
-Viti që iku ka qenë më i suksesshmi për mua, pasi u kualifikuam në Europë, luajta dy finale dhe shënova kundër Anorthosis golin që na kualifikoi në turin e dytë në Europa League. Më pas u transferova në Kroaci dhe “qershia mbi tortë” ishte ftesa e marrë nga kombëtarja. M’u plotësua ëndrra ime fëmijërore.

Cili ka qenë momenti më i rëndësishëm që veçoni nga ky vit, në aspektin sportiv dhe në personal?
-Momenti më i rëndësishëm ka qenë ndeshja kundër Anorthosis, pasi e dija që kishin ardhur skautët e Lokomotivës së Zagrebit për të më parë.

Si ishte të vishje fanellën kuqezi?
-Të vishja fanellën e kombëtares do të thotë shumë për mua, pasi kam qenë që i vogël tifoz i çmendur me Shqipërinë. Më dridhej mishi kur këndohej himni, ishte një ëndërr që u arrit dhe është ndjenja më e bukur të përfaqësosh atdheun dhe kombin tënd.

Çfarë note i vendosni vetes për paraqitjen që keni bërë gjatë këtij viti?
-Sa i takon notës, gjithmonë pres të më vlerësojnë të tjerët. Asnjëherë nuk e vlerësoj unë vetën. Por besoj që ka qenë një vit shumë i mirë. E mira nuk ka fund dhe ka vend për shumë përmirësime.

Në aspektin e stërvitjes, sa ndryshon kampionati ynë me atë kroat? Po seancat stërvitore me Panuçin, si janë?
-Ka shumë ndryshim në aspektin e stërvitjes, pasi këtu janë të gjitha kushtet dhe punohet shumë fort. Sa i takon stërvitjeje me Mister Panuçin, janë me të vërtetë shumë të mira.

Kastrati dhe Uzuni duke festuar me shenjën e shqiponjës

A mendoni se keni hapur një portë të rëndësishme edhe për lojtarë të tjerë shqiptarë te Lokomotiva?
-Besoj se portat janë të hapura në çdo vend të botës, mjafton që të kesh talent, të përkushtohesh dhe të punosh. Çdo portë është e hapur për çdo lojtar.

Kur shkuat në Kroaci, a ndjetë në ndonjë moment presion për të treguar që jo më kot kanë paguar për ty?
-Realisht nuk kam ndjerë aspak presion, pasi jam futur në fushën e lojës dhe kam bërë atë që di të bëj më mirë. Edhe puna ime është shpërblyer.

Ju kanë parë në ndonjë moment me dyshim, pasi realisht Lokomotiva nuk është se bën shpesh transferime me shumë të tilla sa paguan për ju?
-Jo, nuk më kanë parë asnjëherë me dyshim. Më shohim pozitivisht dhe në fillim u habitën se si u ambientova aq shpejt me ekipin. Tanimë çdo gjë është krejt normale.

Është folur shumë për të ardhmen tuaj, madje edhe për interesime të klubeve të Serie A. E ëndërroni të luani në Itali, ndoshta edhe kundër idhullit tuaj Kristiano Ronaldo?
-Të ardhmen time e di klubi dhe menaxheri im, Franci Bode. Sa i takon Kristiano Ronaldos, normalisht ai është idhulli im dhe e kam shprehur shumë herë këtë.

Në aspektin personal, a keni ndonjë objektiv për sezonin e ardhshëm?
-Dua të shënoj tetë gola, në total 13. Pesë i kam shënuar, 4 në kampionat dhe një në Kupë. Dua gjithashtu që me ekipin kombëtar të fitojmë sa më shumë ndeshje.

Fituat një bast me menaxherin tuaj Bode. A keni vënë ndonjë tjetër tani dhe nëse është e mundur a mund ta zbuloni?
-Jo, nuk kam vendosur bast tjetër. Franci e di që gjithmonë humbet.

Gjatë këtij viti që u mbyll, cilët janë dy golat që mund të veçoni? Le të themi më të bukurin për nga realizmi dhe më të rëndësishmin…
-Veçoj golin e shënuar me fanellën e Laçit kundër Anorthosis, më i bukuri. Tjetri është goli në derbi kundër Hajdukut, ai në realizimin 2-0.

Çfarë ka ndryshuar për ju si Myrto në harkon kohor të 12 muajve?
-Çdo gjë ka ndryshuar për gjashtë muaj, e jo për 12 muaj. Besoj se puna gjithmonë shpërblehet dhe jam shumë i lumtur për këtë pjesë. Doja të shtoja që puna dhe djersa nuk shkojnë asnjëherë kot. Jam shumë i lumtur, pasi parimi kryesor është të mos dorëzohem, pavarësisht vështirësive dhe rrethanave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online