Mallorca shkon në “Camp Nou” pa Muriqin, trajneri: Do na mungojë, na ndihmon shumë me entuziasmin

Mallorca udhëton sot drejt “Camp Nou”-t, ku do të hyjë pa Vedat Murqin. Sulmuesi shqiptar ka plotësuar numrin e kartontëve dhe duhet të mungojë përballë gjigantëve të Barcelonës. Në lidhje me mungesën e tij ka folur edhe trajneri i Mallorca-s, i cili nxjerr në pah faktin se sulmuesi shqiptar do i mungojë së tepërmi skuadrës. Megjitahtë Aguirre-n e qetëson fakti se ka në dispozicion një numër të madh lojtarësh për pozicionin e lënë bosh nga “pirati”.

“Ai kontribuon shumë, por ato janë gjëra të lojës. Ne e kuptojmë se për këtë janë rregulloret dhe ai duhet të respektojë sanksionin e tij. Është pozicioni ku unë kam më shumë lojtarë. Është Hoppe, Ángel. Niño, Abdón… pesë lojtarë për një pozicion ose dy. Pra, jam i qetë. Do të na mungojë, por ka njerëz që do ta zëvendësojnë. Të gjithë sulmuesit që kemi janë të ndryshëm, ndoshta më i ngjashëm me Vedatin është Niño për shkak të madhësisë së tij, por është e vërtetë që Muriqi është një lojtar i rëndësishëm për ne. Ai ndihmon shumë në lojën ajrore, entuziazmin, por ne do të luajmë pa problem me lojtarët e tjerë. Ne nuk varemi nga asnjë lojtar”, ka thënë Javier Aguirre./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online