Kampionati Kombëtar 5×5 / Tirana 5×5 shpallet ekipi kampion i zonës së Tiranës

Kampionati Kombëtar i Futbollit 5×5 ka ulur siparin e edicionit të dytë në Tiranë, duke shpallur edhe fituesin e zonës mbrëmjen e kaluar.

Tirana 5×5 është ekipi triumfues i këtij sezoni, që në finale kishte përballë skuadrën e Novës, në një ndeshje mjaft emocionuese për të dyja ekipet që e mbyllën kohën e rregullt me rezultatin 2-2.

Fituesi u përcaktua nga pika e bardhë e penalltive, ku ekipi i Tirana 5×5 u tregua më i saktë, duke u kurorëzuar për herë të dytë kampionë të kësaj zone, pasi edhe në edicionin e parë ishte po kjo skuadër që fitoi titullin kampion të zonës së Tiranës.

Në ceremoninë e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, djemtë e skuadrës Tirana 5×5 kanë marrë edhe trofeun e kampionit të Zonës Rajonale Tiranë. Kjo skuadër do të përfitojë 75 mijë lekë premio nga FSHF, ndërsa skuadra e renditur e dyta përfiton një premio prej 25 mijë lekësh, si një stimul për të nxitur më shumë aktivizmin sportiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online