VIDEO/ Te Partizani paraqiti formën më të dobët, Ergys Kaçe realizon tjetër gol nga goditja e dënimit në Greqi

0

Ergys Kaçe ka shënuar një tjetër gol nga goditja e dënimit në Greqi. Mesfushori shqiptar ka barazuar për Verian në takimin që po zhvillohet me Kavalan. Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 1-1.

Goli i Kaçes do të vinte në minutën e 30 falë një goditje dënimi që u ekzekutua në mënyrën më të mirë. Cepi i rrjetës do të gjendej për të nisur festën, ndërsa mesfushori paraqiti formën më të dobët kur ishte pjesë e Partizanit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.