Maldini pa limite: Bëjmë gjithçka për të qenë në “top 4”

Milani është një ndër klubet që pritet të jetë mjaft aktiv gjatë merkatos së janarit, kjo dhe si pasojë e dëmtimeve të shumta afatgjatë që kanë disa nga lojtarët kryesorë të ekipit. Emra të shumtë janë lidhur me klubin kuqezi, ku Ibrahimoviç dhe Fabregas kanë qenë ata që janë përmendur së fundmi.

Në lidhje me këtë çështje ka qenë Paolo Maldini, ai i cili ka folur në lidhje me afrimet e mundshme te kuqezinjtë. Siç ka lënë të kuptohet ish-kapiteni kuqezi, i cili tashmë është në rol drejtues, Fabregas dhe Ibrahimoviç mund të jenë lojtarë të “djallit” muajin e ardhshëm.

“Fabregas dhe Ibra? Kemi ide për të dy. Ne do të bëjmë gjithçka që të përfundojmë në katërshen e parë dhe do të mundohemi të marrim lojtarët më të mirë. Gjithsesi, ekipi që kemi është me kontigjent mjaft të mirë. Edhe lojtarët që janë në fund të kontratës po tregojnë një profesionalizëm të madh”, përfundoi Maldini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *