Milani përballet me Realin e Madridit sonte në mbrëmje për trofeun Santiago Bernabeu. Në Spanjë kthehet dhe Paolo Maldini, këtë radhë në rolin e drejtuesit. Në një prononcim për “Sky Sport”, ish-kapiteni i kuqezinjve ka folur për ndeshjen, rikthimin në stadiumin e famshëm dhe të ardhmen e Milanit.
“Ndihem i rraskapitur, por është një ndjesi e bukur. Është gjithmonë e mrekullueshme të kthehesh në një stadium kaq të rëndësishëm, përballë një skuadre që ka fituar gjithçka. Pavarësisht faktit që jemi kundërshtar në fushë, ekziston një respekt i madh mes nesh. Ata presin që Milani të rikthehet në nivele të larta.
A do ja arrijmë diçkaje të tillë? Mendoj që kjo është dëshira e të gjithë tifozëve të Milanit, por nevojitet kohë dhe duhet ti bëjmë gjërat mirë.”