Kristiano Ronaldo po bën një edicion të admirueshëm në Itali, teksa me përjashtim të javëve të para ku hasi paksa vështirësi, duke nisur nga java e katërt ai ka qenë një makineri e vërtetë goli. Portugezi ndihet mirë në Torino dhe e ka marrë Juventusin përdore drejt suksesit.
33-vjeçari ka qenë vendimtar me “Zonjën e Vjetër” në 9 takimet e fundit, duke shënuar ose duke dhënë pasimin fundit për gol. Një rekord më vete, pasi Ronaldo është kthyer në një lider të pazëvendësueshëm, duke e ndihmuar skuadrën gati në çdo ndeshje që të arrijë te suksesi.
Javët e para kur mungoi kontributi i tij tashmë duket një kujtim i largët dhe tifozët bardhezi po i gëzohen faktit se në gjirin e tyre kanë një prej lojtarëve më të mëdhenj në historinë e futbollit. Mbetet për t’u parë se dhe për sa ndeshje do të ruaj këtë rendiment CR7, i cili po vendos një rekord personal.