Magani: Duhet më shumë besim, Besa lufton deri në fund

Skuadra e Besës së Kavajës është ndjekësja më e afërt e Bylist kryesues në renditjen e Grupit B të Kategorisë së Parë. Diferenca me -4 pikë nuk i ka ndalur kavajasit që të besojnë deri në fund kapjen e kreut të renditjes dhe ngjitjen në Kategorinë Superiore. Për SportEkspres.com, trajneri i Besës, Gugash Magani deklaron se deri në ndeshjen e fundit do të rezistojnë që të arrijnë synimin me luftë të ndershme sportive dhe fair-play.

INTERVISTOI: AGRON KAJA

Duke ju referuar ndeshjes Besa-Egnatia, si ka qenë situata te skuadra e Besës gjatë kësaj jave?
-Te Besa ka një situatë normale në të gjithë treguesit e saj. Të gjitha ndeshjet ne i kemi vlërësuar maksimalisht për tri pikët, jo vetëm sepse Bylisi është 4 pikë para, por edhe pse Besa është profesioniste në garë dhe do të jetë serioze deri në fundin e saj.

Mendoni se kjo situatë do të ketë ndikim negativ te performanca e lojtarëve për ndeshjet e tjera?
-Detyra jonë është që ta motivojmë skuadrën për gjithçka, brenda rregullave e normave që futbolli i ka parësore. Gjatë gjithë kohës po mundohemi që ekuilibrin psikologjik ta mbajmë në kuota profesioniste, sepse Besa është skuadër e madhe dhe kështu meriton të respektohet.

Ku mendoni se duhet të përmirësohet dhe të reagojë më shumë Besa për ndeshjet në vazhdim?
-Më shumë te besimi që duhet të kenë lojtarët te forcat e tyre, dhe së bashku, e gjithë skuadra për një vazhdimësi më të mirë. Sepse çdo gjë tjetër është në favor dhe këtu kam parasysh historinë e kësaj fanele që duhet vlerësuar e respektuar nga të gjithë.

Si janë marrëdhëniet e klubit, Bashkisë e të presidentit me skuadrën, jo vetëm për anën ekonomike?
-Unë kam dy muaj në drejtimin e Besës dhe shoh se marrëdhëniet e presidentit Bizhdili në radhë të parë, dhe me Bashkinë nga ana tjetër, janë shumë korrekte. Për anën financiare as që nuk bëhet fjalë këtu te Besa, korrektesa është në nivele për t’u falënderuar.

Në javën e 17-të Besa luan në transfertë me Lushnjen, cili është synimi juaj për këtë sfidë?
-Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, të paktën për Besën. Jo vetëm se luajmë në transfertë, por edhe pse Lushnja do të kërkojë maksimumin për të përmirësuar renditjen e saj në grup. Ne kemi objektivin tonë, ata tyrin. Unë pres një ndeshje të luftuar, por edhe fair-play.

Rivalin në kreun e renditjes e keni 4 pikë para, besoni ende në synimin tuaj të këtij sezoni për ngjitje në Kategorinë Superiore?
-Patjetër që po, deri në ndeshjen e fundit ne do të rezistojmë që të arrijmë synimin tonë, ngjitjen në Kategorinë Superiore. Unë me këtë synim kam ardhur te Besa dhe jam besimplotë se gjatë zhvillimit të garës do ta arrijmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online