Luzi “all in” për objektivin historik, vijnë dy sulmues nga Kategoria e Parë

Skuadra e Luzit ka afruar dy sulmues me eksperiencë nga Kategorisë e Parë. Armand Pasha dhe Samet Gjoka janë dy përforcimet e klubit që militon në Kategorinë e Dytë. Të dy lojtarët kanë eksperiencë të madhe në futbollin shqiptar dhe pritet të bëjnë diferencën në Kategorinë e Dytë.

Pasha vjen nga skuadra Besëlidhjes, ndërkohë që në të shkuarën ka luajtur për Erzenin, Besën dhe Ilirinë. Gjoka e nisi pjesën e parë të sezonit , me Erzenin, ku u aktivizua në 13 ndeshje, ndërsa në të shkuarën 29-vjeçari është shpallur dy herë fitues i Kategorisë së Parë me Egnatian, Gramshin.

Drejtuesit e Luzit janë të vendosur që të sigurojnë për të parën herë në histori, kalimin e Luzit në Kategorinë e Parë, çka shpjegon dhe afrimet cilësore të merkato dimërore. Aktualisht ekipi i Luzit ndodhet në vendin e tretë në Grupin B, një pikë larg kryesuesve të Tërbunit.

RENDITJA E KATEGORISË SË DYTË, GRUPI B

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *