Lukaku i befason të gjithë: Tërhiqem nga Belgjika!

Romeo Lukaku ka marrë një vendim të rëndësishëm, por befasues. Sulmuesi i Mançester Junajtid ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja belge mbas Europianit të vitit 2020. Golashënuesi më i mirë i historisë së Belgjikës, i cili ka shënuar 40 gola në 75 ndeshje ka shpallur vendimin e tij dhe evenimenti në Rusi do të jetë Botërori i fundit për 25-vjeçarin.

“Mbas Euro 2020 mendoj se do ta mbyll me kombëtaren. Objektivi ynë duhet të jenë të paktën gjysmë-finalet e çdo kompeticioni”, u shpreh Lukaku për “Business Insider”.

Mbasi u ndal në çerek-finalet e Kupës së Botës 2014 dhe Euro 2016, në Botërorin e Rusisë, Belgjika arriti në fazën e gjysmë-finaleve dhe e mbylli kompeticionin në vendin e tretë, duke fituar medaljen e bronztë. Belgjika ka një brez të artë dhe është një nga favoritët për të fituar Europianin që zhvillohet mbas dy vitesh, aty ku Lukaku do të tentojë ta mbyllë me nder dhe të largohet si fitues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online