Luhet në Vlorë, çmime normale për ndeshjen Flamurtari-Luftëtari

Flamurtari dhe Luftëtari do të matin forcat këtë të mërkurë në stadiumin e Vlorës, në një takim mjaft interesant. Kuqezinjtë duna të vijojnë me paraqitjet pozitive, pas fitores me Kukësin, ndërsa Luftëtari do kthesën, për t’iu larguar zonës së rrezikut. Interesimi për këtë ndeshje pritet të jetë i lartë, duke marrë në konsideratë dhe entuziazmin që ka krijuar jo vetëm suksesi i fundit i kuqezinjve ndaj kuksianëve, por dhe loja e treguar, ndaj edhe tifozët pritet që t’ia shtojnë bukurinë kësaj sfide.

“blinibileta.com” ka publikuar dhe çmimet e biletave për këtë ndeshje, të cilat variojnë nga ato më të ulëta 200 lekë të reja në tribunat C dhe D, për të vijuar tek ato të tribunave A dhe B me 400 lekë të reja. Për të gjithë ata që duan ta ndjekin ndeshjen nga tribuna VIP, duhet të paguajnë 700 lekë të reja. Bileta për tifozët miq do të jetë vetëm 200 lekë të reja. Shitja e biletave do të nis nga nesër në sportelin e stadiumit “Flamurtari”.

Në ndeshjen e fazës së parë, Flamurtari arriti që të fitonte në Gjirokastër me rezultatin e ngushtë 1-0, por në një ndeshje mjaft të bukur dhe me raste. Edhe në këtë përballje pritshmëritë janë të mëdha, duke marrë në konsideratë atë çka skuadrat kanë dhënë në fushën e blertë në ndeshjet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *